Alaska goditet nga një tërmet i fuqishëm, alarm për cunami

Alaska goditet nga një tërmet i fuqishëm, alarm për cunami

Një tërmet me madhësi 7.5 ka goditur pasditen e sotme (me orën lokale të SHBA-ve) Oqeanin Paqësor të Veriut, duke shkaktuar një paralajmërim për cunami përgjatë Bregut të Gadishullit të Alaskës.

Tërmeti goditi rreth 104.6 kilometra në juglindje të Sand Point, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së. Zona është rreth 925 kilometra në jugperëndim të Anchorage.

Tërmeti shkaktoi një paralajmërim të cunamit për zonat përgjatë vijës bregdetare të Gadishullit të Alaskës, sipas Qendrës së Paralajmërimit të Cunamit në SHBA.

Paralajmërimi shtrihej nga Kennedy Entrance, 64 kilometra në jugperëndim të Homer, në Unimak Pass dhe 128 kilometra në verilindje të Unalaskas.

A 7.5 magnitude earthquake has been detected off the coast of Alaska.

Tërmeti u ndie në komunitetet bregdetare në rajon.

Menjëherë pas tërmeti të fuqishëm janë raportuar edhe tri tërmete tjera në zonë me madhësi prej 5.0 deri në 5.2, sipas Qendrës së Tërmeteve të Alaskës.

Nuk është raportuar për dëme apo të lënduar nga tërmeti i fuqishëm.

Alaska u godit nga tërmet i fuqishëm në muajin korrik. Autoritete lëshuan asokohe një alarm për cunami pikërisht në jug të Alaskës.

Ndërsa për brigjet e tjera të SHBA-së nuk ka asnjë kërcënim për cunami./Motilokal.com