Kohë të vështira për pronarët e veturave SUV, qeveria franceze planifikon taksë për mbi peshën

Kohë të vështira për pronarët e veturave SUV, qeveria franceze planifikon taksë për mbi peshën

Kohë të vështira po vijnë për pronarët e veturave të mëdha SUV në Francë. Qeveria është angazhuar për fillimin e një legjislacioni të ri që duhet të vendosë një taksë mbi peshën e automjeteve dhe të synojë dy objektiva: të ngadalësojë shitjet e SUV dhe në përgjithësi të zvogëlojë ndikimin mjedisor të automjeteve më të mëdha.

Lajmi u njoftua nga Ministrja e Tranzicionit Ekologjik Barbara Pompili e cila tregoi për Agjencinë e lajmeve AFP vlerën e kësaj takse të fundit për vetura 10 euro për kilogramë për mjetet mbi 1,800 kg. Në Francë, pesha mesatare e veturave është 1,240 kg.

”Dënimi me peshë që po fusim është një sinjal i fortë dhe i domosdoshëm për të marrë më mirë parasysh gjurmën ekologjike të automjeteve të rënda”, shkroi ministri në Twitter.

Ajo shtoi se rritja e flotës do të thotë më shumë materiale dhe energji të konsumuar, më shumë ndotje, më pak hapësirë publike në dispozicion.

Barbara Pompili specifikoi gjithashtu se do të ketë rregullime për familjet e mëdha dhe një përjashtim për modelet elektrike të cilat, siç e dimë, janë më të rënda se ato me motorët me benzinë ose naftë.

Nisma qeveritare, specifikon AFP lindi nga një propozim i Konventës së Qytetarëve për Klimën, një grup pune i përbërë nga 150 francezë  të cilët analizuan një listë me 149 veprimeve mjedisore, përfshirë saktësisht atë për taksimin e makinave në bazuar në peshë./Motilokal.com