Shkencëtarët paralajmërojnë ‘mega-cunami’ brenda një viti

Shkencëtarët paralajmërojnë ‘mega-cunami’ brenda një viti

Gjatë ditës së djeshme një tërmet 7.5 i shkallës Rihter goditi Alaskën, duke shkaktuar kështu një paralajmërim për cunami në këtë rajon.

Por nuk mbetet me kaq, shkencëtarët kanë paralajmëruar një shkrirje të akullnajave në rajonin e Alaskës, duke parashikuar për një “mega-cunami”.

Sipas shkencëtarëve shkrirja e akullnajave në Prince William Sound, një kanal i ngushtë detar në bregdetin jugor të shtetit amerikan të Alaskës tani po destabilizon shpatet malore dhe një cunami masiv mund të shfaqet në vitin 2021.

Një grup ekspertësh në një letër të hapur drejtuar autoriteteve të Alaskës thanë që shpatet e maleve që u shembën, shkaktuan valë të larta 633 metra në vitin 2015.

“Ne, një grup shkencëtarësh me ekspertizë në ndryshimet klimatike, rrëshqitjet e tokës dhe rreziqet e cunamit, kemi identifikuar një shpat mali të paqëndrueshëm mbi akullnajat Barry në Barry Arm, 60 milje në lindje të Anchorage, që ka potencialin për të shkaktuar një cunami”, thuhet në letrën e shkencëtarëve.

Ky cunami mund të ndikojë në zonat e frekuentuara nga turistë, anije peshkimi dhe gjuetarë (potencialisht qindra njerëz në të njëjtën kohë). Ne besojmë se është e mundur që ky cunami i gjeneruar nga rrëshqitja e tokës do të ndodhë brenda vitit të ardhshëm dhe me gjasë brenda 20 vjetësh”, shkruajnë në letër shkencëtarët.

Chunli Dai analizoi imazhet e akullnajës duke përdorur ArcticDEM që është një set i të dhënave me rezolucion të lartë dhe zbuloi se e gjithë faqja e malit po zhvendosej ngadalë.

Nëse kjo rrëshqitje dheu gjigante dhe në lëvizje të ngadaltë shembet papritmas në fjordin e ngushtë poshtë, atëherë do të shkaktonte një cunami jashtëzakonisht të madh – për shkak të formës së fjordit që do të amplifikonte valën. Pasi analizoi imazhet nga Landsat, shkencëtari Dai tha se është e qartë se “një pjesë e tërë e malit midis akullnajës Cascade dhe akullnajës Barry është duke u shembur në ujë”./Motilokal.com