Tërmeti dridh Italinë

Tërmeti dridh Italinë

Një tërmet me magnitudë 4.0, rreth orës 08:11 ka goditur Italinë, duke rikthyer frikën dhe panikun në Mesdhe.

Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, epiqendra e tërmetit ka qenë në Italinë juglindore, 374 kilometra në verilindje të Vallettas kryeqytetit të Maltës dhe 13 kilometra  në perëndim të Catanzaros të Italisë.

Sipas njoftimeve tërmeti ka shkaktuar panik tek njerëzit, të cilët kanë vrapuar për të dalë nëpër rrugë, ndërsa janë evakuuar edhe shkollat, të cilat raportohet se do vijojnë të qëndrojnë të mbyllura. Po ashtu nuk është raportuar për të lënduar apo dëme. /Motilokal.com