Pesë këshilla për të lehtësuar gripin

Pesë këshilla për të lehtësuar gripin

Në këtë periudhë të vitit, shqetësimi më i madh për shëndetin tonë është si të parandalojmë apo luftojmë gripin.

Ai përcaktohet si e keqja dimërore! Kolla, ethet, temperatura e lartë, dhembja e të gjithë muskujve… këto janë simptomat që pothuajse të gjithë i kemi provuar kur jemi prekur nga gripi, e prej të cilit jemi detyruar madje edhe të bëjmë pushim të detyruar për disa ditë.

Tek të miturit gripi shpeshherë shoqërohet me të vjella, diarre dhe rrallë me temperaturë. Nëse mendoni se jeni duke u prekur nga gripi, atëherë veprimi i shpejtë dhe disa masa të thjeshta mund të bëjnë ndryshimin.

The Guardian ka përgatitur pesë mënyra për të lehtësuar simptomat e gripit.

1. Pyesni për antiviralët

Nëse fillojnë të shfaqen simptomat e gripit, ju mund të pyesni mjekun tuaj për ilaçet antivirale. Nëse i merrni ilaçet brenda 48 orëve nga simptomat tuaja të para dhe mund të shkurtojnë kohëzgjatjen e gripit. Mirëpo, rreziku i efekteve anësore do të thotë që ato jo gjithmonë duhet të përshkruhen. Është veçanërisht e rëndësishme të kërkoni ilaçe antivirale nëse keni probleme me diabetin ose sëmundjet e zemrës, të cilat rrisin rrezikun e komplikimeve.

2. Pushoni dhe flini më shumë 

Hulumtimet tregojnë se koha e mjaftueshme e gjumit e mban sistemin imunitar të shëndetshëm dhe rritë aftësinë e trupit për të mbajtur një numër të qelizave të bardha të gjakut që luftojnë infeksionet. Gjumi i rehatshëm parandalon marrjen e gripit.

3. Kujdes çfarë pini dhe hani

Pavarësisht nëse është supë e nxehtë, ujë ose lëng frutash, shumë ekspertë besojnë se është e rëndësishme të pini minimumi tetë gota lëng prej 250 mililitra në ditë gjatë kohës sa jeni me grip. Simptomat e zakonshme të gripit si djersitja, rrjedhja e hundëve rrisin sasinë e ujit që trupi juaj humbet, kështu që marrja e lëngjeve parandalon dehidratimin. Ushqimet e pasura me vitaminë C, si portokajtë, kivi dhe specat jeshil, si dhe ato të pasura me beta-karotenin antioksidues, siç janë karotat, patatet e ëmbla dhe kungulli, mund të ndihmojnë në forcimin e sistemit tuaj imunitar.

4. Mbani ngrohtë dhe qëndroni në shtëpi

Mbajtja e trupit tuaj ngrohtë ndihmon që të ruash energjinë për të luftuar bakteriet. Ekspertët rekomandojnë të qëndroni në shtëpi dhe të mos shkoni në punë dhe të pushoni përderisa jeni pa ethe të paktën gjatë 24 orëve për të shmangur kalimin e virusit tek të tjerët. Kjo gjithashtu mund të zvogëlojë rrezikun e komplikimeve të tilla si pneumonia.

5. Merrni shtesa duke konsultuar mjekun tuaj

Sipas hulumtimeve mjekimet mund të zvogëlojnë kohëzgjatjen dhe ashpërsinë e gripit duke rritur imunitetin, duke ulur mukozën e frymëmarrjes dhe duke penguar aftësinë e virusit për të përhapur. /Motilokal.com