Rebelim për klimën, nisin protestat në Berlin dhe Londër

Rebelim për klimën, nisin protestat në Berlin dhe Londër

Mbrojtësit e klimës protestuan në 60 qytete në mbarë botën të hënën. Aktivistët e “Extinction Rebellion” - rebelimi kundër zhdukjes, bllokuan madje edhe trafikun në për të tërhequr vëmendjen për katastrofën klimatike, raporton EURACTIV.

Në Berlin, rreth 1.000 aktivistë u mblodhën në Kolonën historike të Fitores në Berlin në orët e para të mëngjesit dhe organizuan protestë me qëndrim ulur në arteriet kryesore të trafikut.

Lëvizja “Rebelimi i Zhdukjes”, tha se protestat do të vazhdojnë për dy javë. Grupi doli në rrugë në kryeqytetin britanik të hënën në mëngjes, si pjesë e një “rebelimi ndërkombëtar”. Ata njoftuan se këto protesta do të zhvillohen në 60 qytete në mbarë botën si në Francë, Spanjë, Holandë, Belgjikë, Austri, Hungari, Bullgari, Itali, Suedi, Mbretëria e Bashkuar. Demonstrata u zhvilluan gjithashtu në New York, Buenos Aires dhe Australi.


Demonstruesit thanë: "Asnjëherë nuk jam ndier më të braktisur nga politika"

Në Berlin të Gjermanisë, për një javë do të qëndrojnë në rrugë ditë e natë, sipas njoftimit të grupit.

"Ne jemi të shqetësuar për jetën tonë të përditshme, e cila po shkatërrohet. Ne do të vazhdojmë të protestojmë derisa qeveritë të reagojnë në mënyrë të duhur", tha grupi.

Prej disa ditësh, mbështetësit e lëvizjes kanë ngritur kampin pranë Kancelarisë, ku gjatë fundjavës u zhvillua i ashtuquajturi kampi për ndryshime klimatike ku u mbajtën punëtori dhe ligjërata.

Të hënën, disa qindra protestues u mblodhën në Potsdamer Platz të Berlinit dhe bllokuan të gjitha vendkalimet. Njerëzit pushtuan rrugët me batanije, tavolina dhe divane. Grupi është i përzier, "nga të vegjlit deri tek të rriturit ka njerëz nga të gjitha pjesët e shoqërisë. Shumë prej tyre janë bashkuar me siguri nga Premtimet për Ardhmërinë", tha një grua për EURACTIV.

"Politika e klimës së qeverisë federale është një shuplakë në fytyrë. Asnjëherë nuk jam ndier i braktisur nga politika, ”tha një protestues tjetër për EURACTIV.


Më 20 shtator, qeveria gjermane paraqiti një paketë kombëtare masash në vlerë 54 miliardë euro për të përmbushur objektivat e klimës deri në vitin 2030. Për herë të parë, do të futet një çmim i karbonit për ndërtesat, bujqësinë dhe sektorin e transportit.

Kritikët, megjithatë, kanë akuzuar qeverinë për mungesë ambicie dhe po kërkojnë një çmim dukshëm më të lartë për emetimet e gazrave serë. Sipas një dokumenti të publikuar nga Spiegel Online, ligji për klimën i qeverisë së Merkelit realisht do të jetë edhe më i vakët, se sa është thënë deri më tani. Kjo del nga projektligji që do të miratohet të mërkurën nga qeveria, sipas gazetës online. Ndryshe nga parashikimet nuk do të jetë viti 2040 objektiv kombëtar për reduktimin e dioksidit karbonik, edhe premtimi që Gjermania deri në vitin 2050 nuk do të prodhojë më gazin karbonik është lëkundur.


Sipas policisë së Berlinit, deri më tani nuk ka ndodhur asnjë incident i dhunshëm, as nuk ka pasur arrestime. Por lëvizja e rebelimit të zhdukjes është e njohur për qasjen e saj provokuese.

Në Londër, lëvizja kishte bllokuar disa ura në qendër të qytetit nëntorin e kaluar, dhe në mars, demonstruesit derdhën rreth 200 litra gjak artificial para Downing Street.

Lëvizja kërkon neutralitetin e klimës deri në vitin 2025

Kërkesat e aktivistëve të klimës tejkalojnë atë që aktualisht është objekt debati politik në Gjermani. Ata kërkojnë që të gjitha qeveritë kombëtare të shpallin menjëherë një emergjencë klimatike dhe që asambleja të marrë masa të nevojshme.

Në Gjermani, reagimet ndaj protestave janë të ndara.

Deputeti i gjelbër Sven Giegold vë në pah se mosbindja civile është e ligjshme, por tha se “edhe kjo protestë ka kufijtë e saj. Dhuna, shtrëngimi dhe autoritarizmi shkojnë shumë larg”.

Kreu i FDP-së Christian Lindner gjithashtu kishte disa fjalë të ashpra, duke thënë se "Rebelimi i zhdukjes vë në dyshim hapur demokracinë. Aktivistët e klimës dhe të Gjelbrit duhet të distancohen nga deklaratat antidemokratike dhe pjesërisht totalitare të këtij grupi."

Image result for Extinction Rebellion activists glue hands to ground in central London

Rreth 300 njerëz u arrestuan në qendër të Londrës, gjatë ditës së parë të protestave masive nga Rebelimi i shfarosjes, të cilat kërkojnë veprime shumë më urgjente kundër ndryshimit të klimës

Kryeministri Boris Johnson i kërkoi policisë së londineze të përdorë “forcën e plotë të ligjit” kundër grupit të protestuesve të mjedisit.

Zhdukja e rebelimit tha se një nga të arrestuarit ishte 81-vjeçarja Saras Lasenby, një punonjëse sociale në pension nga Oksfordi.

Ata tashmë u zotuan se do të bllokojnë “çdo rrugë të vetme” në Westminster në Londrën qendrore, si pjesë e një shtytjeje globale për të nxjerrë në pah çështjen e ndryshimit të klimës.

Të mërkurën do të bllokohet edhe një urë në Berlin. Por edhe në kryeqytete të tjera evropiane si Londra, Parisi, Kapstadt, Madrid janë planifikuar aksione të ndryshme këtë javë. /Motilokal.com