Tregu i automjeteve në BE shënon rënie drastike

Tregu i automjeteve në BE shënon rënie drastike

Tregu i automjeteve të Bashkimit Evropian (BE) shënoi një rënie të mprehtë prej 24,5 për qind në periudhën janar-shtator të vitit 2020, duke arritur në gjithsej 1.2 milionë njësi në bazë vjetore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Automjeteve (ACEA), thuhet se pavarësisht nga fitimet e muajit të kaluar, ndikimi ekonomik i pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) vazhdon të rëndojë mbi kërkesën e përgjithshme deri më tani këtë vit.

Sipas ACEA që nga janari deri në shtator secili nga 27 vendet anëtare të BE-së shënoi rënie dyshifrore, përfshirë katër ato kryesoret, Spanja (-33 për qind), Italia (-21,7 për qind), Franca (-21 për qind) dhe Gjermania (-21,4 për qind).

“Në bazë mujore, kërkesa për automjete komerciale në bllokun evropian u përmirësua dukshëm në muajin shtator, me regjistrimet që u rritën për 13,3 për qind apo në 163.512 njësi”, njofton ACEA.

Më tej ACEA thekson se kjo rritje u drejtua kryesisht nga sektori i furgonëve, i cili përbënte mbi 84 për qind të të gjitha regjistrimeve të automjeteve komerciale.

ACEA tregon se të katër tregjet më të mëdha të rajonit regjistruan të gjitha rezultate pozitive me fitime dyshifrore në muajin shtator, me Italinë (+17,8 për qind), Gjermaninë (+17,6 për qind) dhe Francën (+15,1 për qind)./Motilokal.com