Ministria e Shëndetësisë: 299 raste të reja dhe 106 të shëruar nga COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë: 299 raste të reja dhe 106 të shëruar nga COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 1315 testime nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 299 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Lajmi i mirë është se janë shëruar 106 qytetarë, duke e çuar në 10654 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

184 raste në Tiranë, 23 raste në Korçë,

12 raste në Vlorë, 11 raste në Kuçovë,

8 raste në Durrës, 7 raste në Elbasan,

6 raste në Pogradec dhe Përmet,

5 raste në Librazhd, 4 raste në Shkodër dhe Lezhë,

3 raste në Fier, Pukë, Tropojë, Sarandë, Skrapar,

2 raste në Krujë, Kurbin, Prrenjas,

1 rast në Devoll, Kukës, Kavajë, Berat, Kamëz, Mat, Fushë-Arrëz, Cërrik.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 271 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 64 vjeçar nga Elbasani, një 65 vjeçar nga Tropoja, një 77 vjeçar nga Tirana, një 81 vjeçar nga Gramshi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve: Vendoseni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARS COV2.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (25 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 299

Të shëruar ne 24 orë 106

Të shtruar në spitale 271

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 1315

Testime totale 117025

Raste pozitive 19157

Raste të shëruara 10654

Raste Aktive 8026

Humbje jete 477

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4113

Durrës 757

Fier 510

Shkodër 497

Korçë 488

Lezhë 383

Elbasan 348

Vlorë 319

Berat 229

Kukës 183

Gjirokastër 102

Dibër 97./Motilokal.com