Mëngjeset ftohtë e me mjegull, gjatë ditës kthjellët dhe me diell në Kosovë

Mëngjeset ftohtë e me mjegull, gjatë ditës kthjellët dhe me diell në Kosovë

Moti në Kosovë parashikohet të jetë stabil dhe kryesisht i kthjellët e me diell. Ndërsa në orët e para të mëngjesit pritet të jetë më ftohtë, në viset e ulëta me mjegull, vende-vende edhe me ngrica.

E hëna do të mbajë mot të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 6 deri në 17 °C.

Edhe dita e martë do të jetë me mot të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të luhatën prej 8 deri në 17 °C.

Ndërsa e mërkura do të mbajë mot me mjegull e vranësira në mëngjes, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen nga 7 deri në 19 °C./Motilokal.com