Mësoni si do të jetë koha në Shqipëri dhe Kosovë në javën e fundit të tetorit

Mësoni si do të jetë koha në Shqipëri dhe Kosovë në javën e fundit të tetorit

Java e fundit e tetorit parashikohet të jetë me mot të qëndrueshëm në Shqipëri, por nuk do të mungojnë reshjet lokale të shiut.

Dita e hënë do të mbajë mot i kthjellët e me diell. Reshje shiu me intensitet të ulët pritet të ketë në pjesën veriore të vendit deri në mesditë. Temperaturat do të luhatën nga 7 deri në 20 °C.

E marta do të jetë me mot pothuajse të kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 12 deri në 21 °C.

Ndërsa ditën e mërkurë do të mbajë mot pjesërisht me re në dhe vende-vende me riga lokale shiu. Temperaturat do të sillen prej 13 deri në 23 °C.

Ndërsa në Kosovë moti parashikohet të jetë stabil dhe kryesisht i kthjellët e me diell. Ndërsa në orët e para të mëngjesit pritet të jetë më ftohtë, në viset e ulëta me mjegull, vende-vende edhe me ngrica.

E hëna do të mbajë mot të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 6 deri në 17 °C.

Edhe dita e martë do të jetë me mot të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të luhatën prej 8 deri në 17 °C.

Ndërsa e mërkura do të mbajë mot me mjegull e vranësira në mëngjes, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen nga 7 deri në 19 °C./Motilokal.com