Alarmi i shkencëtarëve/ Për herë të parë akulli në Arktik nuk është ngrirë ende

Alarmi i shkencëtarëve/ Për herë të parë akulli në Arktik nuk është ngrirë ende

Për herë të parë që kur kanë filluar regjistrimet, shtrati kryesor i akullit të detit në Arktik të Siberisë ende nuk është ngrirë, kur veçse është fundi i tetorit.

Ngrirja e përvjetshme e vonuar në Detin Laptev është shkaktuar nga ngrohja e gjatë e pazakonshme në veri të Rusisë dhe ndërhyrja e ujërave atlantikë, thonë shkencëtarët e klimës, që paralajmërojnë për efekte të mundshme përreth rajonit polar, shkruan The Guardian.

Temperaturat e oqeanit në zonë u ngjitën kohët e fundit në më shumë se 5 °C mbi mesataren, pas një vale të nxehtë rekorde dhe rënies jashtëzakonisht të hershme të akullit të detit dimrin e kaluar.

Nxehtësia e bllokuar kërkon një kohë të gjatë për tu shpërndarë në atmosferë, madje edhe në këtë kohë të vitit kur dielli zvarritet mbi horizont për pak më shumë se një ose dy orë në ditë.

Grafikët e zgjerimit të akullit në Detin Laptev tani shfaqet një vijë e drejtë që nënkupton sasi rekorde të detit të hapur në Arktik.

arctic-sea-ice-winter-2020-2021-jet-stream-united-states-europe-extent-analysis-norway

"Mungesa e ngrirjes deri më tani këtë vjeshtë është e pazakonshme në rajonin e Arktikut Siberian", tha Zachary Labe, një studiues postdoktoral në Universitetin Shtetëror të Kolorados. Ai thotë se kjo është si rezultat i pritur i ndikimit të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.

“2020-ta është një vit tjetër, ku janë regjistruar ndryshime të papritura në Arktik. Pa një reduktim sistematik të gazrave serë, gjasat e verës së parë 'pa akull' do të vazhdojnë të rriten nga mesi i shekullit 21", shkroi ai në një email për Guardian.

arctic-sea-ice-winter-2020-2021-jet-stream-united-states-europe-extent-graphs

Valët e nxehtësisë siberiane të këtij viti ishte krijuar nga emetimet industriale dhe agrokulturore, ka treguar një studim i mëhershëm.

Temperatura e ngrohtë e ajrit nuk është faktori i vetëm që ngadalëson formimin e akullit. Ndryshimi i klimës po shtyn gjithashtu më shumë rryma të buta Atlantike në Arktik, duke thyer shtresimin e pazakontë mes ujërave të thella të ngrohta dhe sipërfaqes së ftohtë. Kjo gjithashtu e bën të vështirë formimin e akullit.

arctic-sea-ice-winter-2020-2021-jet-stream-united-states-europe-extent-graph-zoom

Walt Meier, shkencëtar dhe hulumtues në Qendrën Kombëtare të të Dhënave të Borës dhe Akullit në SHBA, tha se shumica e akullit të vjetër në Arktik tani po zhduket, duke lënë akull sezonal më të hollë. Në përgjithësi trashësia mesatare është gjysma e asaj që ishte në vitet 1980.

Trendi në rënie ka të ngjarë të vazhdojë derisa Arktiku të ketë verën e parë pa akuj, tha Meier.

arctic-sea-ice-winter-2020-2021-jet-stream-united-states-europe-minimum-extent

Të dhënat dhe modelet sugjerojnë që kjo do të ndodhë midis viteve 2030 dhe 2050. "ashtë çështje se kur, jo nëse," shtoi ai.

“Çështja është vetëm se kur do të ndodhë e jo nëse do të ndodhë”, shtoi ai.

arctic-sea-ice-anomaly-winter-2020-2021-jet-stream-united-states-europe

Shkencëtarët janë të shqetësuar se ngrirja e vonuar mund t’i nxisë faktorët që e përshpejtojnë mungesën e akullit.

Dihet tashmë që një shtresë më e vogël akulli nënkupton më pak një zonë të bardhë për të reflektuar nxehtësinë e diellit përsëri në hapësirë. Por kjo nuk është e vetmja arsye që Arktiku po ngroh më shumë se dy herë më shpejt se mesatarja globale.

arctic-sea-ice-winter-2020-2021-jet-stream-united-states-europe-bathymetry

Deti Laptev njihet si vendlindja e akullit, i cili formohet përgjatë bregdetit në fillim të dimrit, pastaj zhvendoset drejt perëndimit duke mbajtur lëndë ushqyese përtej Arktikut, përpara se të ndahej në pranverë në ngushticën Fram midis Grenlandës dhe Svalbard. Nëse akulli formohet vonë në Laptev, ai do të jetë më i hollë dhe kështu ka më shumë gjasa të shkrihet para se të arrijë në ngushticën Fram. Kjo mund të nënkuptojë më pak lëndë ushqyese për planktonin e Arktikut, i cili më pas do të ketë një kapacitet të reduktuar për të tërhequr dioksidin e karbonit nga atmosfera./Motilokal.com