Satelitet e NASA-s filmojnë formimin e një ishulli

Satelitet e NASA-s filmojnë formimin e një ishulli

Havaji nuk është i vetmi ishull i formuar nga shpërthimet vullkanike nënujore. Në vitin 2014, një shpërthim masiv formoi ishullin e ri të Hunga Tonga-Hunga Ha'apai. Por ka diçka në lidhje me këtë ishull që ka lënë shkencëtarët pa fjalë. Shikoni një formë krejt të re ishullore. Ju jeni duke parë evolucionin e një ishulli krejt të ri.

The volcanic eruption of Raikoke island, which began on June 22, 2019, was captured by a wide variety of observatories from space. In this time-lapse series of photos from Japan's Himawari 8 satellite, you can clearly see the plumes of ash and volatiles extending high above the cloud cover.

Hunga Tonga-Hunga Ha'apai u formua në vitin 2014 pasi një shpërthim vullkanik nënujor çau sipërfaqen. Turistët që gjendeshin aty pranë arritën të kapin pamje nga shpërthimi që ishte aq i madh sa që edhe fluturimet e avionëve u devijuan.


Pasi u pastrua nga tymi, papritur u pa një ishull i vogël që ishte i dukshëm dhe i vendosur rreth 600 kilometra në juglindje të Fixhit në Paqësor. Ishulli është rreth  1.5 kilometra i gjatë. Edhe tani vazhdon të jetë po aty. Imazhe tregojnë se si ka rezistuar me kalimin e viteve. Kjo është hera e parë që satelitët mund të shohin një ishull duke u formuar.

Shkencëtarët ende nuk e dinë se si ishulli ka rezistuar kaq gjatë. Një teori është se deti i ngrohtë mund të bashkëvepron me hirin dhe ka formuar një sipërfaqe të fortë shkëmbore. Ata po shpresojnë që t’i bëjnë analizat kimike të shkëmbinjve që të zbërthejnë sekretet e këtij ishulli të ri e misterioz. /Motilokal.com