NASA: Ka ujë në Hënë

NASA: Ka ujë në Hënë

NASA konfirmoi se ka ujë në Hënë. Lajmi u bë më dije në një deklaratë, e cila shënon një kthesë të fortë për misionet e ardhshme në hapësirë.

Sipas dy studimeve të botuara në Nature, teleskopi i Sofjes ka zbuluar pa mëdyshje molekulën e ujit.

Universiteti i Kolorados vlerëson se më shumë se 40,000 kilometra katrorë të sipërfaqes hënore mund të bllokojnë ujë, i cili “fshihet” në formën e akullit në zgavra të vogla.

Kërkimet e mëparshme kishin treguar praninë e mundshme të lëngut të jetës në sipërfaqen hënore, veçanërisht pranë Polit të Jugut, por instrumentet e përdorura nuk lejonin të dallohej nëse sinjali i marrë vinte nga molekula H2O ose nga hidroksili (OH) i lidhur me mineralet.

“Ne konfirmuam ujin në sipërfaqen e Hënës për herë të parë me ndihmën e teleskopit Sofia. Ne ende nuk e dimë nëse mund ta përdorim atë si një burim, por të mësosh rreth ujit në hënë është thelbësore për planet tona kërkimore”, njoftoi administratori i NASA-s, Jim Bridenstein.

Ai deklaroi se nuk dihet ende nëse mund të përdoret si burim. Detajet e zbulimit do të njoftohen në një konferencë shtypi që do të mbahet së shpejti.

Rezultatet e analizave tregojnë se në gjerësitë më jugore uji është i pranishëm me bollëk (rreth 100 deri në 400 pjesë për milion), ndoshta i sekuestruar në matrica qelqi ose shkëmbore.

“Kjo na tregon se Hëna mund të jetë më pak e thatë nga sa pritej por nuk është ende e mundur të përcaktohet sa ujë ka dhe sa është i përdorshëm ai. Por sigurisht që ky zbulim do të na ndihmojë të planifikojmë më mirë misionet e ardhshme”, theksoi Enrico Flamini, presidenti i Shkollës Ndërkombëtare të Kërkimit për Shkencat Planetare./Motilokal.com