Japonia zero emetime deri në vitin 2050

Japonia zero emetime deri në vitin 2050

Japonia, ekonomia e tretë më e madhe në botë, do të bëhet një vend 'neutral i karbonit', domethënë emitime zero, deri në vitin 2050.

Ky është qëllimi i kryeministrit Yoshihide Suga në fjalimin e tij të parë politik që nga marrja e detyrës, e cila forcon ndjeshëm angazhimet e vendit për ndryshimin e klimës.

Suga, në fjalën e tij, vendosi mjedisin në plan të parë, edhe pse ekonomitë e tjera të mëdha mbeten prapa premtimeve të tyre për klimën.

"Ne do ta sjellim sasinë totale të gazrave serë (të emetuar nga Japonia) në zero deri në vitin 2050", tha Suga para deputetëve, i cili ka për synimin arritjen e një shoqërie të dekabonizuar.

Tokio më parë kishte vendosur një shënjestër të emetimeve zero për gjysmën e dytë të shekullit.

Afati i ri është vlerësuar nga aktivistët dhe ekspertët dhe e vë Japoninë në përputhje me qëllimet e Evropës dhe Britanisë dhe për një dekadë para Kinës, e cila muajin e kaluar vendosi objektivin e saj deri në vitin 2060.

Suga nuk dha detaje të sakta mbi mënyrën se si Japonia, një vend ende shumë i varur nga qymyri, do të përmbushë afatin, por tha "roli i teknologjisë dhe inovacionit do të jetë thelbësor", duke përmendur shembuj të tillë si bateritë diellore të gjeneratës së ardhshme. /ANSA/Motilokal.com