Saturni ka kaluar Jupiterin duke u bërë planetin me më shumë hëna në sistemin diellor, njoftoi Institucioni për Shkencë Carnegie.
Shkencëtarët zbuluan 20 hëna të panjohura më parë që rrotullohen rreth Saturnit, duke e çuar totalin prej 82 hënash. Jupiteri ndërkohë ka 79 satelitë natyrorë.
Zbulimi lë të kuptohet se si Saturni dhe hënat e tij u bënë ato që janë sot.
"Duke përdorur disa nga teleskopët më të mëdhenj në botë, ne tani jemi duke përfunduar inventarin e hënave të vogla rreth planetëve gjigante," tha Scott Sheppard, një astronom nga Carnegie që drejtoi ekipin e zbulimeve. "Ato luajnë një rol vendimtar për të na ndihmuar të përcaktojmë se si u formuan dhe evoluan planetët e sistemit tonë diellor."
Secila prej hënave të zbuluara ka një diametër rreth 5 kilometra dhe 17 prej tyre rrotullohen rreth planetit në drejtim të kundërt.
Tre hënat e tjera rrotullohen në të njëjtin drejtim me atë të vetë Saturnit. Dy prej këtyre hënave duan rreth dy vjet të udhëtojnë përreth planetit me unazë.
Shkencëtarët mendojnë se secila prej tyre mund të ketë ardhur nga një hënë më e madhe që shpërtheu në trupa më të vegjël.
Studimi i orbitës së këtyre hënave, mund të tregojë origjinën e tyre dhe mund të japë edhe informacione mbi kushtet që rrethojnë Saturnin – thonë shkencëtarët.
Jupiteri ka qenë planeti me numrin më të madh të hënave që nga fundi i viteve 90-të. Ekipi i shkencëtarëve tani ka nisur konkursin për t’i vendosur emra hënave të Saturnit.
Studimi mund të ndihmojë në përcaktimin se çfarë lloj përplasjesh krijuan grupimet që shohim sot, dhe si dukeshin kushtet në lidhje me Saturnin në atë kohë.
Njerëzit tashmë kanë filluar të ndajnë idetë e tyre për emrin në Twitter. American Mensa, një organizatë sugjeroi emrin "Moony McMoonface". Të tjerë sugjeruan emra përgjatë udhëzimeve të Sheppard, duke përfshirë gjuetarin-luftëtar Fionn nga Loreja irlandeze dhe Sila, perëndia Inuit që besohej se qeveriste jetën dhe frymën. /Motilokal.com