Ujësjellësi ‘Prishtina’ tregon nivelin e ujit në liqenin e Batllavës dhe Badovcit

Ujësjellësi ‘Prishtina’ tregon nivelin e ujit në liqenin e Batllavës dhe Badovcit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRUP), përmes një komunikate ka njoftuar për gjendjen e liqeneve akumuluese Batllava dhe Badovci.

Sipas KRU-së niveli i ujit  në liqenin e Badovcit është 639.50 metra mbi nivelin e detit ose 10.35 metra nën kapërderdhje.

Ndërsa në liqenin e Batllavës niveli i ujit është 630.17 metra mbi nivelin e detit ose 4.83 metra nën kapërderdhje.

Ujësjellësi “Prishtina” kërkon nga qytetarë që t'i ruajmë burimet e ujit./Motilokal.com