Të afta të shkatërrojnë një koloni bletësh brenda pak orësh/ Shkatërrohet foleja e parë e grerëzave aziatikë

Të afta të shkatërrojnë një koloni bletësh brenda pak orësh/ Shkatërrohet foleja e parë e grerëzave aziatikë

Foleja e parë e grerëzave gjigante aziatike është zbuluar dhe çmontuar në SHBA, njoftuan zyrtarë të bujqësisë të shtetit Uashington.

Insektet të njohura si “brirë vrasjesh”, kanë një pickim të fuqishëm dhe mund të derdhin helmin. Ata synojnë bletët e mjaltit, të cilat polenizojnë të korrat, dhe mund të shkatërrojnë një koloni në vetëm disa orë.

Entomologët thanë se kishin arritur t’i kapnin fillimisht katër grerëza vrasëse të gjalla më 21 e 22 tetor e u kishte instaluar atyre radio-gjurmues, dhe më në fund një prej tyre i kishte drejtuar te foleja.

Washington State Department of Agriculture entomologist Chris Looney displays a dead Asian giant hornet in Blaine, Wash., on May 7, 2020.

Kapja e grerëzave erdhi një ditë pasi autoritete njoftuan zbulimin e folesë së tyre në një zgavër peme në Blaine, pranë kufirit me Kanadanë.


Insektet tre-centimetra të gjata quhen ndryshe “grerëza vrasëse” për arsye se pickimi i tyre mund të jetë nganjëherë fatal për nejrëzit sidomos pas pickimeve të shumëfishta.

Image:

"Ne donim të siguroheshim që folenë ta nxirrnim sa më shpejt që të mundeshim për të shmangur ikjen e ndonjë mbretëreshe", tha Sven Spichiger, entomolog drejtues për Departamentin e Bujqësisë të Shtetit të Uashingtonit.


 “Heqja e folesë së grerëzave vrasëse u bë me sukses”, tha agjencia në faqen në Facebook duke shtuar se punonjësit kishin nxjerrë të gjithë individët nga foleja me mjete vakumi e thithjeje.

Popullatat e bletëve kanë qenë në një rënie shqetësuese. Numri i koshereve të bletëve në SHBA ka rënë nga 6 milion nga vitet 1940 në rreth 2.5 milion, tha USDA./Motilokal.com