Çmimi Nobel për Fizikë për 2019 është ndarë në tri pjesë. Fitues të çmimit prestigjioz Nobel janë shkencëtarët James Peebles, Michel Mayor dhe Didier Queloz, për zbulimet e tyre mbi universin.
James Peebles një kanadezo-amerikan dhe dy zviceranët Mayor dhe Queloz, pranuan çmimin që iu nda në Stokholm të Suedisë, të cilët nuk qenë të pranishëm në vend.
Përmes një video-lidhje, Peebles tha se puna e tij lidhej me origjinën e galaktikave dhe nocionit të “errësirës galaktike” që ishte prezantuar nga Albert Einstein në vitin 1917, por që vazhdon të jetë ende mister edhe në ditët e sotme.
Nobelisti Peebles përdori mjete teorike dhe kalkulative për të demonstruar se vetëm pesë për qind e përmbajtjes së universit është e njohur për ne, aty hyjnë yjet, planetët, bimët dhe njerëzimi.
Ai theksoi se 95 për qind, është çështje e panjohur e errët që është një mister dhe një sfidë për fizikën moderne.
Ndërsa Michel Mayor dhe Didier Queloz u vlerësuan për zbulimin e 51 pegasi b, një gjigant gazi që rrotullohet rreth një ylli 50 vite dritë larg.
Në një konferencë shtypi në Londër, Queloz tha se përqendrimi i hulumtimeve ishte zhvendosur nga gjetja e më shumë planetëve për të mësuar më shumë rreth tyre - në lidhje me atmosferën, kiminë dhe formimin e tyre. /Motilokal.com