Të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe më shumë se 2.1 milion familje kanë mbetur pa energji elektrike të enjten pasi Uragani Zeta goditi Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Stuhia Zeta e 27-të e sezonit të uraganeve në Atlantik, goditi të mërkurën Luizianë si një stuhi e Kategorisë 2 para se të dobësohej në një ciklon post-tropikal deri të enjten pasdite.
Përveç Luizianës uragani ka goditur shtetet Georgia, Mississippi, Karolina e Veriut, pjesën juglindore të Virginia-s dhe Maryland.
Sipas raportimeve viktimat janë regjistruar në Louisiana një, në Alabama dhe Georgia katër dhe në Mississippi një.
Nga erërat e forta janë shkulur pemë që kanë bllokuar korsitë e dy autostradave ndërshtetërore në Atlanta.
Zeta, e cila goditi Gadishullin Jukatan të Meksikës të hënën me një erë që arrinte në rreth 130 kilometra në orë, solli reshje të forta shiu.
Shteti i Luizianës këtë vit është goditur gjithashtu nga uraganet Laura dhe Delta./Motilokal.com



