Të paktën gjashtë jetë të humbura dhe 202 të plagosur nga tërmeti në Izmir

Të paktën gjashtë jetë të humbura dhe 202 të plagosur nga tërmeti në Izmir

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën si dhe janë lënduar 202 të tjerë si pasojë e tërmetit 6.6 ballë që ka goditur ujërat e Seferihisar të qytetit Izmir të Turqisë, njoftoi Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

AFAD gjithashtu njoftoi se për t'u përdorur në punimet në rajon janë dërguar 3 milion lira si dhe 3 mauna të koordinimit mobil nga qytetet Sakarya, Bursa dhe Afyon.

Guvernatori i Izmirit njoftoi se deri më tani 70 persona janë shpëtuar nga rrënojat e tërmetit.

deprem izmir 2.jpg

Presidenti Recep Tayyip Erdogan u uroi “qoftë e shkuar” të gjithë të prekurve nga tërmeti në Izmir.

“Ne jemi pranë qytetarëve të prekur nga tërmeti me të gjitha mundësitë e shtetit tonë. Jemi hedhur në veprim urgjentisht me të tëra institucionet dhe ministrin përkatës”, theksoi ai.

Murat Kurum, ministër i Mjedisit dhe Urbanistikës, ishte zyrtari i parë që konfirmoi shembjen e disa objekteve.

izmir deprem.jpg

“Fatkeqësisht, u informuam për shembjen e 5 ndërtesave në Bornova dhe Bayrakli. Gjithashtu kemi qytetarë nën rrënoja. Një qendër për koordinimin e fatkeqësisë u ngrit menjëherë në Prefekturë. Të gjitha ministritë dhe AFAD-i janë orientuar drejt Izmirit dhe nënprefekturave të tij. Të gjitha skuadrat tona janë në gatishmëri për t’u shkuar në ndihmë qytetarëve sa më parë të jetë e mundur”, i shpreh ai.

Izmiri goditet nga një tërmet 6,6 ballësh, objekte të shembura dhe viktima

Kurse ministri i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu, njoftoi se deri më tani kanë dijeni për shembjen e 6 ndërtesave në Bornova dhe Bayrakli të Izmirit.

Një grua është transportuar në një barelë pasi u shpëtua nga rrënojat, në Izmir, Turqia perëndimore, 30 tetor 2020. (AA Photo)

“Me përjashtim të çarjeve të vogla në disa ndërtesa në rrethet Usak, Denizli, Manisa, Balikesir, Aydin dhe Muğla, nuk ka raportime për humbje jetësh”, saktësoi ai.

AFAD-i raporti në vijim 6 lëkundje pasuese të fuqive nga 4,1 deri në 4,8 ballë që prej orës 15:01 me kohën lokale./Motilokal.com

Punëtorët e kërkimit dhe shpëtimit kontrollojnë mbeturinat e një ndërtese të shembur në Izmir, Turqia perëndimore, 30 tetor 2020. (Foto AA)