Gërmia bëhet me Park të Aventurave

Gërmia bëhet me Park të Aventurave

Kryetari Shpend Ahmeti, sot bashkë me Swiss Contact dhe SportMarketing nënshkruan kontratën për bashkëfinancimin e Parkut të Aventurave në Gërmi.

Blerta Basholli, drejtoreshë e Kulturës në Komunën e Prishtinës, tha se ky është një prej projekteve më të rëndësishme.

“Sot po nënshkruajmë produktin tonë më të ri për Parkun e Aventurave në Parkun e Gërmisë. Ky park ngërthen në vete 67 elemente të ndryshme në tokë në standardë të larta të sigurisë. Natyrisht për këtë vendim është bërë një studim i fizibilitetit. Parqet të tilla ka edhe ne Slloveni. Njoftoj se parku do menaxhohet nga Komuna e Prishtinës dhe Swis Contact. Shpresoj që të bëjmë bashkëpunimin me Sport Marketing drejt realizimit të këtij projekti”.

Shpend Ahmeti kryetar i Prishtinës, ka thënë se “Parku i Aventurave”, do të rrisë numrin e vizitorëve në Germi. Ai ka thënë se në këtë park do të investohen mbi 200 mijë euro.

“Po e prezantojmë këtë projekt në bashkëpunim me SC. Falënderoj kompaninë Sport Marketing. Ne e dimë që Germa është mushkëritë e Prishtinës. Ne kemi pasur në fillim rreth 800 hektar kurse tani Gërmia i ka rreth 2000 hektar që i kemi bërë peizazh të mbrojtur. Parqet s’mbrohet duke i rrethakuar me tele por duke bërë interaksione të ndryshme. Gërmia është për ne ecje e shëtitje. Ku ka më mirë që shtigje të tilla me i ndërtuar në natyrën e Gërmisë. Parku i Aventurave do të shtoj numrin e vizitorëve. Ne po e bashkëfinancojmë por vlera më e madhe i shkon Swiss Contactit. Kompania Sllovene do ta ndërtojnë e jona do ta menaxhoj. Do investohen mbi 200 mijë euro”, tha Ahmeti.

Argjentina Grazhdani nga Swiss Contact tha: “Ky projekt qe 7 vitet i fundit është i kyçur në zhvillimin e turizmit në Kosovë. Deri më sot kemi kontribuar në bashkë financimin e 7 projekteve të mëdha dhe rreth 30 produkteve më të vogla turistike në vend. Ky produkt do të jetë një destinacion tepër i rëndësishëm për të gjithë vizitorët e Kosovës qofshin ata ndërkombëtar, rajonal apo vendor dhe besoj që gjithashtu jo vetëm për Komunën e Prishtinës por edhe Kosovës i shtohet një park i cili do të jetë shumë interesant jo vetëm për fëmijë por edhe për të rritur”, tha ajo.

Parku i Aventurave do të ketë gjithsej 67 elemente në total të kategorizuara për moshat 4+ vjeç, me kapacitet 110 vizitorë dhe padyshim se do të e vendos Prishtinën në hartën e vendeve atraktive për të vizituar.

Projekti i parkut do të zbatohet nga kompania Slovene KoreenSports me metodë joinvazive në natyrën ekzistuese sikurse që janë instaluar edhe në zona të mbrojtura në Bled, Bohinj, Belgjike, Austri e Norvegji./Motilokal.com