Si pasojë e tërmetit të fuqisë 6,6 ballë të shkallës Rihter që goditi të premten qytezën Seferihisar të rrethit Izmir, numri i viktimave ka arritur në 25 ndërsa i të plagosurve në 804.
Departamenti për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente (AFAD) kishte bërë të ditur se tërmeti me magnitudë 6,6 ballë i shkallës Rihter ishte regjistruar në orën 14:51 me kohën lokale në detin Egje, 17 kilometra larg brigjeve të qytezës Seferihisar të Izmirit.
Gjithashtu ishte bërë e ditur se epiqendra e tërmetit ishte në 16.54 kilometra thellësi.
Sipas AFAD, pas tërmetit janë regjistruar të paktën 389 tronditje, prej të cilave 33 ishin me magnitudë mbi 4 ballë.
Pas tërmetit në rang qyteti u shkatërruan shumë ndërtesa.
Sipas njoftimeve punimet për shpëtimin e atyre që kanë mbetur nën rrënoja janë ende duke vazhduar.Motilokal.com
