Aktivistët për mbrojtjen e klimës kanë mbjellë qindra pemë jashtë parlamentit britanik për t'i bërë thirrje qeverisë dhe anëtarëve të parlamentit që të mbjellin miliarda pemë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe të mbështesin mbjelljen e triliona në të gjithë botën.
Organizatorët thanë se rreth 800 pemë në vazo, u janë dedikuara ligjvënësve, të cilëve u kërkohej që të mblidhnin edhe ata.
Matthew Shribman, i cili ndihmoi në organizimin e protestës, tha se aksioni ishte që t’u bëhej thirrje ligjvënësve që të angazhohen më shumë për mbjelljen e "miliarda" pemëve.
Qindra tenda janë ngritur përgjatë Whitehall-it, në rrugën Downing dhe rreth sheshit të Parlamentit, si dhe është ngritur një kamp në St James Park, ku banorët planifikojnë t’i kalojnë dy javët e ardhshme.
Nga dita e hënë grupi i rebelimit të zhdukjes ndërmori veprime në disa vende, përfshirë Britaninë, Gjermaninë, Austrinë, Australinë, Francën dhe Zelandën e Re, pasi ata ftojnë politikanët që të ulin emetimin e karbonit.
Protestat janë në fazat e fundit të një fushatë globale për hapa më të ashpër dhe të shpejtë kundër ndryshimeve klimatike. /Motilokal.com