Të paktën 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e tajfunit “Goni”, duke shkaktuar kërdi në Filipine, i cili ka sjellë erëra deri në 280 kilometra në orë si dhe ka shkaktuar rrjedhje vullkanike që përfshinë rreth 150 shtëpi.
Tajfuni “Goni”, i cili konsiderohet si më i forti i këtij dhe më i fuqishmi në botë, shpërtheu në provincën lindore të Catanduanes në agim me erëra të qëndrueshme prej 225 kilometra në orë, duke kërcënuar disa provinca që ende po rikuperohen nga një tajfun vdekjeprurës që goditi një javë më parë.
Dëmet janë të pallogaritshme, ndërkohë që autoritetet kanë mundur të rivendosin kontaktet me një ishull të largët që u godit më rëndë. Bilanci i viktimave pritet të jetë edhe më i rëndë, pasi dhjetëra persona janë shpallur të humbur.
Më shumë se 13 mijë shtëpi janë dëmtuar dhe shumë të tjera kanë mbetur pa energji elektrike.
“Goni” është tajfuni i 18 i sezonit në Filipine dhe mendohet të jetë një nga më të fuqishmit që pas “Haiyan” i cili iu mori jetën 6300 personave në vitin 2013./Motilokal.com