Pas 91 orësh ndodh një mrekulli tjetër, shpëtohet 4-vjeçarja nga rrënojat e tërmetit në Izmir

Pas 91 orësh ndodh një mrekulli tjetër, shpëtohet 4-vjeçarja nga rrënojat e tërmetit në Izmir

Një mrekulli tjetër ka ndodhur pas 91 orëve poshtë rrënojave të një pallati të shembur në tërmetit me madhësi 6.6 ballë sipas shkallës Rihter të 30 tetorit.

Vogëlushja 4-vjeçare Ajla Gezgin (Ayla Gezgin) u nxor poshtë rrënojave mes lotëve dhe duartrokitjeve nga ekipet e kërkim-shpëtimit.

Ayla4.jpg

Pasi arritën kontaktin me fëmijën, nën rrënoja u dërguan serum, batanije termale dhe barelë.

Tërmeti në Izmir - Pas 91 orësh ndodh një mrekulli tjetër

Fëmija pas vendosjes në barelë u transportua për tek ambulanca. Vogëlushja e nxjerrë nga rrënojat është personi i 107-të që shpëtohet nga rrënojat.

Ayla5.jpg

Kreu i Agjencisë turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), Mehmet Güllüoğlu në një postim nga llogaria në Twitter shkroi: "Gjetëm edhe një vogëlushe. Elhamdulillah (Falënderimi i takon vetëm Allahut).

Ndërkohë edhe guvernatori i Izmirit, Yavuz Selim Köşger ka postuar: "Ayda Gezgin u shpëtua gjallë".

Ayla10.jpg

Një mrekulli kishte ndodhur edhe dje (të hënën); 65 orë nga rënia e tërmetit ishte nxjerrë e plagosur nga rrënojat vogëlushja 3-vjeçare Elif Perinçek./Motilokal.com