Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë identifikuar 381 raste të reja me COVID-19 në 1684 testime të kryera. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se pesë persona kanë humbur jetën dhe vetëm 106 persona janë shëruar.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 125 raste në Tiranë, 33 në Korçë, 27 në Fier, 26 në Krujë, nga 17 raste në Shkodër, Kavajë, nga 15 raste në Vlorë, Mallakastër, 14 në Pogradec, nga 13 raste në Lezhë, Gramsh, 12 në Tropojë, nga 9 raste në Kurbin, Përmet, Kuçovë, 7 në Kukës, 6 në Sarandë, 5 në Librazhd, 4 në Mat, 2 në Gjirokastër, nga 1 rast në Durrës, Mirditë, Lushnjë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 106 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,473 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 336 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 5 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet Covid: një 54 vjeçar nga Korça, një 64 vjeçar nga Librazhdi, një 64 vjecar dhe dy 66 vjeçarë nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e COVID19, mbani maskë në çdo ambient jashtë shtëpisë, ruani distancimin fizik, lani dhe dezinfektoni duart sa më shpesh.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.
Lutemi të qëndroni të izoluar nëse jeni të konfirmuar me covid19 apo në pritje të përgjigjes së testimit.
COVID-19 – Statistika (3 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 381
Të shëruar ne 24 orë 106
Të shtruar në spitale 336
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 1684
Testime totale 129,822
Raste pozitive 21,904
Raste të shëruara 11,473
Raste Aktive 9,899
Humbje jete 532
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4968
Durrës 906
Fier 773
Korçë 630
Shkodër 556
Lezhë 450
Elbasan 446
Vlorë 414
Berat 292
Kukës 216
Gjirokastër 151
Dibër 97./Motilokal.com