10 fakte interesante rreth sistemi diellor

10 fakte interesante rreth sistemi diellor

Sistemi diellor është sistem i organizuar planetësh, të cilët sillen rreth diellit. Sistemi diellor është një sistem planetar i përbërë nga trupa qiellorë të ndryshëm që mbahen në orbita nga forca e gravitetit të yllit tonë, diellit.

Motilokal.com ju sjell 10 fakte interesante rreth sistemit diellor

Temperatura e sipërfaqes së diellit është rreth 5505 °C.

Drita e diellit zgjat rreth 8 minuta për të arritur tokën.

A e dini se ylli, dielli, rrotullohet në drejtim të kundërt të akrepave të orës?

Sipas llogaritjeve astronomike, fusha magnetike e Jupiterit është rreth katërmbëdhjetë herë më e fortë se ajo e tokës.

A e dini se pika e kuqe e madhe në sipërfaqen e Jupiterit është në fakt një stuhi anti-ciklonike?

Dielli përbëhet nga rreth 98% hidrogjen dhe helium.

Sipas astronomëve, Neptuni ka erërat më të shpejta në sistemin diellor. Erërat në sipërfaqen e Neptunit mund të arrijnë deri në 2100 kilometra në orë. Shkencëtarët ende nuk e kanë përcaktuar arsyen.

Eris u zbulua kohët e fundit (2005) dhe është trupi i nëntë më masiv i njohur që rrotullohet përreth  diellit.

Eris vlerësohet të jetë 27 për qind më i madh se Plutoni, por ka paqartësi rreth madhësisë së tij; për ta llogaritur siç duhet, duhen më shumë kërkime.

Mendojeni pak, nëse do të bërtisni në hapësirë, askush nuk do të dëgjojë. Kjo ndodh për shkak se nuk ka ajër në hapësirë, që do të thotë se asgjë nuk mund ta përcjellë zërin tënd, kështu që, edhe nëse do të bërtisje ose do të flisje, askush nuk do të ishte në gjendje të të dëgjonte. /Motilokal.com