Prezantohet ‘EAV Taxi’, një zgjidhje e mirë për të zvogëluar ndotjen dhe trafikun

Prezantohet ‘EAV Taxi’, një zgjidhje e mirë për të zvogëluar ndotjen dhe trafikun

Asnjë vit nuk ka qenë më i mirë për prodhimet elektrike se viti 2020, një vit kur njerëzit u detyruan të rimendojnë dhe riorganizojnë udhëtimet e tyre ditore në mënyrë që të shmangin transportin publik.

Përveç veturave dhe biçikletave elektrike tashmë vjen edhe EAV Taxi elektrik nga kompania Electric Assisted Vehicles Limited, e cila po synon krijimin e automjeteve urbane me ndikim të ulët mjedisor, në mënyrë që të zvogëlojë jo vetëm ndotjen, por gjithashtu dhe për të lehtësuar trafikun. Kompania ka për qëllim të ulë taksitë urbane dhe trafikun me 50 për qind brenda 5 viteve të ardhshme.


EAV Taxi quhet ndryshe ‘EAVGo’, dhe është një version i modifikuar i automjetit eCargo ‘EAV2cubed’ i lansuar së fundmi. EAV Taxi ka një kapacitet deri në dy persona dhe është një automjet shumë i lehtë për pasagjerë, sesa ngarkesa në pjesën e pasme dhe ka një kabinë të veçantë përpara. Pjesa e shoferit dhe ajo e pasagjerëve ndahet nga një kabinë e Plexiglas.


“Fokusi kryesor për EAV Taxi, është të demonstrojë se pesha është gjithmonë armiku kryesor i efikasitetit dhe kursimit të energjisë”, deklaroi themeluesi dhe CEO i EAV Adam Barmby.


“EAV beson se shumë burime dhe energji harxhohen thjesht duke lëvizur një ose dy persona në një distancë të shkurtër. EAV planifikon të prodhojë prototipin e parë EAV Taxi në nëntor 2020 me dërgesat që pritet të ndodhin në pranverën e 2021”, thotë Barmby./Motilokal.com