SHUKALB dhe SHUKOS zhvilluan sot së bashku ditën e pare të Konferencës dhe Ekspozitës se 8-të të Përbashkët Ballkanike, me teme “Uji dhe Ndryshimet Klimatike“.
Ceremonia e Hapjes zyrtare e Konferencës nisi me fjalën e mirëseardhjes për pjesëmarrësit dhe të ftuarit nga Petrit Tare, President i SHUKALB, dhe fjalët përshëndetëse të Ornela Çuçi, zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit, Shqipëri dhe SH.T. Alberto Petrangeli, Zëvendës Ambasador i Republikës së Italisë në Shqipëri.
Ceremonia e Hapjes vazhdoi me fjalimet kryesore të Vangelis Constantinos, Sekretari Ekzekutiv, Partneriteti Global i Ujit - Mesdhetare, Greqi dhe Prof. Andrea Guerrini, Komisioner, Autoriteti Rregullator Italian për Energjinë, Rrjetet dhe Mjedisin (ARERA), President, Shoqata e Rregullatorëve Evropian te Ujit (WAREG), Itali.
Konferenca vazhdoi me zhvillimin e Sesionit Plenar 1: Uji dhe ndryshimet klimatike – Veprimet dhe zgjidhjet, dhe me 3 Sesione Teknike: Menaxhimi i burimeve ujore dhe ndryshimet klimatike; Sfidat e rregullatorit dhe Menaxhimi i integruar i aseteve.
Pas çdo sesioni pjesëmarrësit patën mundësi te zhvillonin pyetje te ndryshme të cilave iu dhanë përgjigje nga panelistët.
Gjithashtu pjesëmarrësit patën mundësinë të vizitonin Ekspozitën Virtuale me pjesëmarrjen e kompanive private si Konti Hidroplast, Xylem Solutions dhe Budapest Waterworks./Motilokal.com


