Të paktën tre persona kanë humbur jetën për shkak të uraganit Eta që ka përfshirë vendet e Amerikës Qendrore, Nikaragua dhe Hondurasin.
Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare Amerikane për Vëzhgimin e Uraganeve, thuhet se uragani Eta ka sjellë era të forta me një shpejtësi prej 165 kilometra në orë dhe shi në verilindje të Nikaraguas dhe në Honduras, duke shkatërruar çatitë e shtëpive si dhe kanë ndodhur përmbytje në lumenjtë.
Zyrtarët njoftuan se për shkak të uraganit në qytetin San Pedro Sula të Hondurasit ka humbur jetën një person, ndërsa në rajonin Bonanza të Nikaraguas kanë humbur jetën dy persona.
Rreth 10.000 persona në rajonin Bilwi të Nikaragua janë vendosur në strehimore.
Stuhia pritet të rigjenerohet mbi detin e Karaibeve dhe ndoshta do të lëvizë mbi Kubë deri të dielën. Kjo do të thotë që deri në fund të javës, Eta mund të kërcënojë Juglindjen e SHBA-ve veçanërisht Floridën, e cila është në konin e parashikimit të stuhisë.
Eta pritet të rindërtohet kur godet ujin edhe një herë, por ka ende paqartësi në lidhje me madhësinë e intensitetit që do të arrijë, sipas meteorologut të CNN Michael Guy./Motilokal.com


