Një tigër i zi jashtëzakonisht i rrallë është parë dhe fotografuar në Indi nga një pasionuar pas kafshëve.
Kjo specie e njohur ndryshe si tigri melanistik, mund të gjendet vetëm në Odisha të Indisë dhe ekspertët pretendojnë se kanë mbetur vetëm shtatë deri në tetë kafshë në ketë shtet.
Fotografi amator Soumen Bajpayee paraqiti grabitqarin, i cili është në prag të zhdukjes, në Lindjen e Odisha.
Specia njihet si tigri melanistik për shkak të një defekti në gjen, që nënkupton vija të zeza të trasha, me pak hapësirë midis tyre.
Tigri i zi gjendet në xhunglat e shtetit indian dhe rrallë është parë në të kaluarën.
India është shtëpia e 70 për qind të popullsisë së tigrave në botë.
Tigrat e zinj melanistikë gjenden vetëm në shtetin Odisha dhe numri i tyre ka rënë në mënyrë drastike në vitet e fundit, sipas një Raporti të Regjistrimit të Tigrave të vitit 2018.
Shumica e tigrave të zinj mund të gjenden në Rezervatin e Tigrave Simplipal në Odisha. Rezerva raportoi për herë të parë praninë e tigrave melanistikë në vitin 2007.
Por ekspertët e kafshëve të egra pretendojnë se gjuetia e paligjshme ka dëmtuar të gjithë popullsinë e tigrave - ato janë në shënjestër për kockat, thonjtë, lëkurën dhe mustaqet./Motilokal.com


