Protestuesit e klimës përpiqen të bllokojnë aeroportin e Londrës

Protestuesit e klimës përpiqen të bllokojnë aeroportin e Londrës

Protestuesit për mbrojtjen e ndryshimeve klimatike kanë zbritur në Aeroportin e Londrës ditën e sotme, duke u ngjitur në ndërtesën e terminalit dhe duke vallëzuar mbi një çati, të cilët nuk arritën të anulonin fluturimet për çka edhe kishin shkuar.

Organizatorët e protestës ‘Extinction Rebelion’ ishin zotuar të pushtonin terminalin e aeroportit dhe të mbyllnin operacionet për tre ditë, si pjesë e aksioneve të tyre në kryeqytetin britanik.

London City është aeroporti i pestë më i madh dhe më i njohur për udhëtarët e biznesit, bankierët dhe politikanët për rrugë të shkurtra dhe rajonale.

Vetëm ditën e sotme mbi 18 mijë pasagjerë do të mbërrijnë ose do të nisnin nga aeroporti, me 286 fluturime të planifikuara. Ndërsa disa protestues u futën brenda ndërtesës së terminalit, fluturimet vazhdonin, megjithëse disa edhe ishin vonuar.

Image result for Climate protesters try to occupy London City airport

‘Rebelimi i Zhdukjes’ tha se protestuesit planifikonin të përdornin pasagjerët për të mbyllur aeroportin.

Një protestues kaloi telat me gjemba për të kërcyer në çatinë e hyrjes së aeroportit ndërsa një grup luante me klarinetë.

Organizatorët thanë se ishin duke protestuar ndaj planeve për të zgjeruar aeroportin, i cili synon të ketë 6.5 milionë pasagjerë në vit deri në vitin 2022, krahasuar me 4.8 milion në vitin 2018, dhe i cili mund të ketë kërkesë për më shumë se 11 milionë në vit deri në 2035.

"Duke e mbyllur jo dhunshëm këtë aeroport ... ne po protestojmë për mangësi të plotë të sistemeve të transportit nga të cilat varen vendet siç është vendi ynë."

Policia londineze deri me tani ka arrestuar qindra protestues pasi ata kanë kërkuar të mbyllin Londrën për rreth dy javë si mosbindje civile. /Motilokal.com