Trajtojeni dritën artificiale si çdo lloj tjetër të ndotjes

Trajtojeni dritën artificiale si çdo lloj tjetër të ndotjes

Drita artificiale duhet të trajtohet si çdo formë tjetër e ndotjes sepse ndikimi i saj në botën natyrore është zgjeruar deri në pikën që po shkakton përçarje sistematike, thotë hulumtimi.

Ndriçimi njerëzor i planetit po rritet në diapazon dhe intensitet me rreth 2% në vit, duke krijuar një problem që mund të krahasohet me ndryshimin e klimës, sipas një ekipi biologësh nga Universiteti i Exeter.

Nivelet hormonale, proceset e shumimit, format në të cilat lëvizin dhe cënueshmëria nga predatorët po ndikohen të gjitha tek një numër i lartë i kafshëve, shkruajnë ata në një letër të botuar në revistën Nature Ecology and Evolution.

Polenizimi nga insektet është zvogëluar, drunjtë lulëzojnë më herët në pranverë, zogjtë migrojnë drejt zonave të gabuara etj, të gjitha këto janë duke ndodhur si shkak i impaktit të njeriut.

Në të gjitha speciet e kafshëve të ekzaminuara, ata gjetën nivele të reduktuara të melatoninës - një hormon që rregullon ciklet e gjumit - si rezultat i dritës artificiale gjatë natës.

Struktura e jetës dhe lëvizjeve të kafshëve ka ndryshuar, sepse shumë kafshë që zakonisht sulmohen nga predatorët lëvizin gjatë natës më shumë, kurse tani me rrethanat e tanishme, ato detyrohen të mos lëvizin as gjatë natës sepse ndriçimi e bënë të rrezikshme lëvizjen e tyre.

Edhe pse sigurisht, kjo ka edhe anët pozitive që ndihmon botën e gjallë, anët negative po mbizotërojnë.

Imazhet satelitore të Tokës gjatë natës tregojnë se sa shpejt problemi po zgjerohet gjeografikisht, por dritat po bëhen gjithashtu më intensive pasi llambat e shtrenjta të qelibarit të butë zëvendësohen nga një numër më i madh i LED-ve të bardha të ndritshme të lira. Kjo është biologjikisht problematike sepse drita e bardhë ka një spektër më të gjerë, se drita e diellit.

Ndryshe nga llojet e tjera të ndotjes, që ne duhet të shpenzojmë më shumë për t’i ndaluar, ky lloj i ndotjes mund të zvogëlohet duke na kursyer./Motilokal.com