Fotografohet gjarpri më i madh në Parkun Kombëtar të Divjakës

Fotografohet gjarpri më i madh në Parkun Kombëtar të Divjakës

“Elaphe quatuorlineata” mund të jetë gjarpri më i madh në Parkun Kombëtar Divjakë – Karavasta. Ai arrin deri në 2.5 metra gjatësi por nuk përjashtohen edhe ekzemplarë më të mëdhenj.

Zëvendësministrja e Mjedisit dhe Turizmit Ornela Çuçi ka publikuar disa foto të “Elaphe quatuorlineata”, e cila shkruan se ky lloj zvarraniku gjendet në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.


Ky lloj gjarpri ushqehet me brejtës të vegjël, vezë apo edhe zogj që i rrëmben nga foletë, ndonjë hardhuce etj; është specie me një popullatë në rënie për shkak të humbjes së habitateve të tij.


Edhe pse një zvarranik, ky lloj gjarpri mbrohet nga Konventa e Bernës, pasi është e cituar në “Direktivën e Habitateve” si specie me interes ndërkombëtar dhe për ruajtjen e tij kërkohet dizenjim i zonës speciale dhe konservacion, si dhe kërkohet një mbrojtje rigoroze.


Mendohet që ky lloj reptili jeton rreth një shekull dhe në moshën e avancuar në koke i shfaqen edhe pupla në kokë, sipas Wikipedia.

Vendasit e quajnë “qingj kali”. Nuk është i rrezikshëm për njeriun./Motilokal.com