Globalisht, tetori i vitit 2020 është muaji i tretë më i ngrohtë i regjistruar. Gjashtë muajt më të nxehtë të tetorit kanë ndodhur në gjashtë vitet e fundit, njoftoi Copernicus, Programi i BE-së për Vëzhgimin e Tokës.
Tetori ishte më i ngrohtë mbi Evropën qendrore, lindore dhe veriore në vitin 2020 sesa në mesataren e viteve 1981-2010 për muajin. Temperaturat ishin dukshëm më të larta se mesatarja në vendet në kufi dhe në veri të Detit të Zi, dhe mbi Svalbard dhe Franz Josef Land në veriun e largët. Ishte dukshëm më e freskët se mesatarja në Evropën Jugore nga Italia dhe Alpet në perëndim.
Në tetor 2020, akulli i Polit të Veriut regjistroi shtrirjen e tij më të vogël që kur vëzhgimet satelitore filluan në vitin 1979. Tetori i vitit 2020 ishte gjithashtu muaji i katërt radhazi me pa ose pothuajse me akull përgjatë rrugës së detit të veriut, bëri të ditur Copernicus.
Antarktida regjistroi një shtrirje mbi mesataren e mbushjes me akull për muajin e dytë, pas 48 muajsh rresht, gjatë së cilës shtrirja e akullit ishte nën mesataren.
Temperaturat ishin shumë mbi mesataren bazë mes viteve 1981-2010 në pjesën më të madhe të Arktikut dhe mbi pllajën tibetiane.
Në të kundërt, temperaturat më të ulëta se mesatarja u regjistruan mbi Oqeanin Paqësor Lindor, mbi pjesën më të madhe të zonës së pasme të Amerikës së Veriut dhe rreth zonës më veriore të pllajës tibetiane./Motilokal.com


