Rreth 400 rekorde janë regjistruar të temperaturave të larta gjatë gjithë kohës në hemisferën veriore gjatë verës, sipas një analize të regjistrave të temperaturave.
Rekordet janë thyer në 29 vende për periudhën nga 1 maji deri me 30 gusht të këtij viti.
Një e treta e temperaturave të larta ndonjëherë janë regjistruar në Gjermani, e ndjekur nga Franca dhe Holanda.
Analiza është kryer nga Instituti i Klimës me qendër në Kaliforni Berkeley Earth .
Gjatë verës, kishte 1.200 raste të vendeve në hemisferën veriore që ishin më të nxehtat se që kishin qenë ndonjëherë në një muaj të caktuar.
Të dhënat përfshinin matje nga stacionet e motit në hemisferën veriore që kishin të paktën 40 vite regjistrim të dhënash.
Valët e të nxehtit evropian
Valët e të nxehtit në Evropë, në qershor dhe korrik bëri që temperaturat të rriteshin në ekstrem, duke thyer rekord në nivel lokal dhe kombëtar.
Franca regjistroi temperaturën më të lartë të të gjitha kohërave prej 46 oC, ndërsa Mbretëria e Bashkuar, Belgjika, Gjermania, Luksemburgu dhe Holanda gjithashtu raportuan për rekorde të reja.
"Disa vende në Evropë kanë histori të regjistrimeve të motit që kthehen më shumë se 150 vjet, dhe prapë se prapë panë nivele të reja rekordi gjatë gjithë kohës", tha Dr Robert Rohde për BBC.
Në më shumë se 30 rekorde janë thyer në SHBA. Në Japoni, ku 11 persona vdiqën si pasojë e valës së nxehtë të verës, u regjistruan vendosën 10 rekord të temperaturave gjatë gjithë kohës.
Vera regjistroi 396 temperatura rekord.
Shumica e regjistrave të temperaturës gjatë gjithë kohës në stacionet matëse të mbuluara nga të dhënat janë thyer në vitin 2010, pasuar nga 2003.
Numri në rritje i temperaturave rekord është pjesë e trendit afatgjatë të ngrohjes globale, tha Dr Rohde.
Muaji më i ngrohtë ndonjëherë
Korriku 2019 ishte muaji më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë në të gjithë botën.
Globalisht ishte pak më i ngrohtë - nga 0,04 oC (0.072 oF) - sesa muajit e mëhershëm që ishte rekord, korrik 2016.
Rekordi i ri i korrikut u pasua nga një rekord global për muajin qershor, i cili u konfirmua nga të dhënat e disa agjencive të ndryshme. /Motilokal.com