Moti për fundjavë në qytetet shqiptare dhe evropiane

Moti për fundjavë në qytetet shqiptare dhe evropiane

Një front i ftohtë nga Evropa qendrore do të kaloj mbi rajonin tonë, që do të sjellë vranësira dhe reshje të lehta shiu gjatë natës se sotme dhe të premten në mëngjes. Ndërsa të premten gjatë ditës do të mbajë mot më i freskët, derisa vranësirat do të shpërndahen.

Në fundjavë zona anticiklonike do të fuqizohet mbi Mesdhe dhe rajonin tonë, që do të favorizojnë mot të qëndrueshëm, të kthjellët dhe më të ngrohtë.

Temperaturat për ditën e premte në Shqipëri do të lëvizin nga 19 deri në 24 °C.

Dita e shtunë do të mbajë mot të kthjellët. Temperaturat pritet të sillen prej 17 deri 26 °C.

E diela në mëngjes do të mbajë mot pothuajse të kthjellët, kurse në mesditë pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin nga 20 deri në 25 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 7.2 kilometra në orë (2 m/s) në drejtim të perëndim-veriperëndimit.

Parashikimi i motit për ditën e premte në Kosovë, mëngjesi do të jetë me reshje shiu, ndërsa mesdita me mot të kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 10 deri në 18 °C. Era do të fryjë 7.2 kilometra në orë (2 m/s) në drejtim të veri-verilindjes.

Të shtunën do të mbajë mot i kthjellët. Temperaturat pritet të lëvizin nga 10 deri në 22 °C.

Moti për ditën e diele do të jetë i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin prej 14 deri në 24°C.

Më poshtë ju sjellim tabelat për Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe disa qytete të Evropës. /Motilokal.com