Një asteroid mund të jetë ‘binjaku i humbur’ i Hënës

Një asteroid mund të jetë ‘binjaku i humbur’ i Hënës

Asteroidi (101429) 1998 VF31, që tani po lëviz pranë Marsit, mund të jetë “binjaku i humbur” i Hënës.

Kjo hipotezë magjepsëse është rezultat i studimi të përbërjes së tij kimike, që nxirret nga analiza e dritës së reflektuar të bërë falë një spektrografi të montuar në teleskopin e Observatorit të Evropës Jugore (ESO) në Kili, shkruan ANSA.

"Spektri i këtij asteroidi të veçantë duket se gjurmon atë të disa pjesëve të Hënës ku është e ekspozuar baza, siç është korrespondenca me malet dhe krateret", thotë Galin Borisov i Observatorit të Armagh.

Për shkak të kësaj ngjashmërie, nuk mund të përjashtohet fakti që asteroidi të jetë një fragment i Hënës, që u shkëput gjatë një goditje gjigante në agimin e Sistemit Diellor, përplasje pas së cilës ai mund të ketë arritur orbitën e Marsit, ku ka mbetur i bllokuar.

Sado intriguese është, kjo hipotezë nuk është e vetmja e propozuar. Në fakt ekziston një tjetër sipas të cilit asteroidi nuk ka lidhje me Hënën, por ka përfunduar duke i ngjarë asaj për shkak të ekspozimit të gjatë ndaj ndryshimit të kushteve të klimës hapësinore, e kushtëzuar nga rrezatimi diellor.

Më në fund, një hipotezë e tretë argumenton se asteroidi mund të jetë një “fëmijë” i Marsit, sepse është i pasur me piroksen, një mineral që gjendet në shtresën e jashtme të kores së Planetit të Kuq./Motilokal.com