Gjatë 24 orëve të fundit, Shqipëria ka regjistruar 12 viktima dhe 525 raste të reja me COVID-19. Mes viktimave gjendjet një 34-vjeçar nga Durrësi që sipas Ministrisë së Shëndetësisë ka pasur sëmundje bashkëshoqëruese.
Viktimat e tjera janë një 66 vjeçar nga Lezha, një 69 vjeçar dhe një 77 vjeçar nga Pogradeci, një 71 vjeçar nga Berati, një 51 vjeçar, një 56 vjeçar, një 69 vjeçar, 75 vjeçar dhe 78 vjeçare nga Tirana, një 67 vjeçar nga Elbasani, një 70 vjeçar nga Korça, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1967 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 525 qytetarë të prekur nga virusi.
Nga ana tjetër, në 24 orët e fundit janë shëruar 111 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,203 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 360 pacientë, 10 në terapi intensive nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 222 raste në Tiranë, 38 në Shkodër, 24 në Durrës, nga 21 raste në Krujë, Vlorë, 20 në Berat, 18 në Kukës, nga 15 raste në Kuçovë, Elbasan, 14 në Librazhd, 11 në Lushnje, nga 10 raste në Korçë, Përmet, Malësi e Madhe, Gramsh, 9 në Pogradec, nga 8 raste në Kurbin, Kavajë, Skrapar, nga 6 raste në Fier, Mat, nga 5 raste në Dibër, Peqin, 4 në Tropojë, nga 2 raste në Lezhë, Sarandë, Bulqizë, 1 në Devoll.
COVID-19 – Statistika (9 Nëntor 2020)
Testime totale 141,081
Raste pozitive 24,731
Raste të shëruara 12,203
Raste Aktive 11,555
Humbje jete 571
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5682
Durrës 980
Fier 916
Korçë 753
Shkodër 645
Elbasan 565
Lezhë 545
Vlorë 506
Berat 326
Kukës 267
Gjirokastër 256
Dibër 114/Motilokal.com


