Veturat hibride dhe elektrike tejkalojnë ato me naftë në Europë

Veturat hibride dhe elektrike tejkalojnë ato me naftë në Europë

Veturat hibride dhe elektrike tejkalojnë për herë të parë  ato me naftën në Europë. Të dhënat mbi regjistrimet evropiane në faqen e automjeteve “AutoExpress” tregojnë se makinat me naftë kanë zënë vendin e dytë krahasuar me fuqinë e kombinuar të hibrideve, hibrideve të kombinuara dhe veturave elektrike.

Në shtator, 1.3 milion vetura të reja u regjistruan në Europë, nga të cilat 327,800 elektrike dhe rreth 322,400 naftë.

Veturat me benzinë me benzinë ranë në 47% në muajin e fundit, nga 59% në shtator 2019.

Deri para një dekade, gjysma e të gjitha veturave të shitura në Europë ishin naftë. Kjo pjesë e tregut tani ka rënë në 24.8% ndërsa jehonat e skandalit ”Dieselgate” vazhdojnë të dëgjohen ende.

Paralelisht me zhdukjen e naftës ka pasur rritje të veturave elektrike dhe të elektrizuara. Të dhënat nga Jato Dynamics zbulojnë se 53% e regjistrimeve europiane muajin e kaluar ishin vetura hibride ose elektrike, me 69% të të gjitha shitjeve të Ford Puma dhe 59% të regjistrimeve të Fiat 500, modele elektrike./ANSA/Motilokal.com