Gjatë ditës së djeshme gjigantët e farmaceutikës amerikane dhe gjermane kanë njoftuar se vaksina kandidate antiCOVID-19 është 90 % efikase kundër koronavirusit të ri.
Ndërsa Bashkimi Europian (BE) ka vendosur të blejë deri në 300 milionë doza të vaksinës antiCOVID-19 që po zhvillohet nga “Pfizer” dhe “BioNTech”, njoftoi sot kreu i Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Ajo deklaroi se ky është një lajm i shkëlqyeshëm nga “Pfizer & BioNTech” mbi rezultatet e suksesshme të provës së tyre të fundit klinike për një vaksinë antiCOVID-19.
“Komisioni i BE-së do të nënshkruajë një kontratë me ta së shpejti për deri në 300 milionë doza”, shtoi ajo.
Kompanitë farmaceutike thanë se do të jenë gati ta paraqesin vaksinën e tyre në Administratën e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së për autorizim urgjent përdorimi deri në javën e tretë të këtij muaji./Motilokal.com


