Personat e parë që duhet të vaksinohen, sipas John Hopkins

Personat e parë që duhet të vaksinohen, sipas John Hopkins

Kompania farmaceutike Pfizer këtë të hënë njoftoi se vaksina e tij për koronavirusin është 90% efikase, gjë që ka rritur optimizmin në komunitetin mjekësor.

Sidoqoftë, pasi të jetë në dispozicion, nuk do të jetë në sasinë e nevojshme për të gjithë popullsinë e botës. Për t’u vaksinuar të gjithë duhet të kalojnë muaj të tërë. Përveç kësaj, në mënyrë që të arrihet imuniteti i mjaftueshëm i grupeve për të zvogëluar shanset e infektimit, ka akoma shumë.

Megjithëse, mbërritja e vaksinës mund të ndihmojë. "Ne kemi nevojë për një vaksinë të përfikte", thotë Eric Toner, personi përgjegjës për shpërndarjen e vaksinave, i Universitetit John Hopkins. Për të arritur këtë imunitet, ai pohon, "Kjo do të varet nga sa e mirë është vaksina".

Në vitin 2009, gripi H1N1, ose siç njihet ndryshe gripi i derrit, na ka dhënë eksperiencën e mjaftueshme sa i përket strategjisë së shpërndarjes së vaksinës. Në atë rast, duke qenë se virusi prekte më shumë të rinjtë, u rekomandua që të vaksinoheshin fillimisht personat nga 6 muajsh deri në 24 vjeç, si dhe grupet e tjera të rrezikuara.

Çfarë këshillon Universiteti Johns Hopkins?

Institucioni amerikan, i cili siguron një raport të azhurnuar mbi pandeminë në të gjithë botën, zhvilloi një udhëzues në të cilin ato grupe njerëzish që duhet të marrin vaksinën së pari sapo të jenë në dispozicion.

Në dokument, 46 faqe dhe të drejtuara posaçërisht për në Shtetet e Bashkuara, u referohen tre parimeve etike për shpërndarjen e vaksinave: e mira e përbashkët, për të kufizuar vdekjet dhe për të promovuar mirëqenien sociale dhe ekonomike; drejtësia dhe barazia, në mënyrë që të sigurohet qasja në vaksinë për të gjithë njerëzit; dhe legjitimitetin, me të cilin do të veprohet në një mënyrë transparente, të besueshme dhe të pranueshme shoqërisht.

Në varësi të disponueshmërisë së vaksinave, Universiteti përcakton disa nivele të ndryshme me të cilat do të vendoset me përparësi. Për më tepër, specifikohen përbërësit e ndryshëm të dy niveleve të para.

Niveli 1: prioriteti absolut

Pjesëtarë të ekipeve që përballen të parët me pandeminë: staf mjekësor

Grupet dhe individët e shërbimeve shoqërore thelbësore: transport publik, prodhim dhe shpërndarje ushqimesh dhe arsimtarët.

Personat më të rrezikuar, femrat shtatzënë dhe stafi i qendrave sociale.

Niveli 2: në varësi të disponueshmërisë së vaksinës

Farmacistët dhe mjekët që kurojnë persona që nuk janë me koronavirus

Personat që kanë vështirësi në aksesin e shërbimeve në rast se sëmuren: banorët e zonave të thella dhe të largëta, me infrastruktura shëndetësore të pazhvilluara.

Pjesëtarë të tjerë të shërbimeve shoqërore bazike: media komunikimi, policia, zjarrfikësit./Motilokal.com