Një front i ftohtë nga Evropa qendrore do të kaloj mbi rajonin tonë, që do të sjellë vranësira dhe reshje të lehta shiu gjatë natës se sotme dhe të premten në mëngjes. Ndërsa të premten gjatë ditës do të mbajë mot më i freskët, derisa vranësirat do të shpërndahen.
Në fundjavë zona anticiklonike do të fuqizohet mbi Mesdhe dhe rajonin tonë, që do të favorizojnë mot të qëndrueshëm, të kthjellët dhe më të ngrohtë.
Moti për ditën e premte në Kosovë, mëngjesi do të jetë me reshje shiu, ndërsa mesdita me mot të kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 10 deri në 18 °C. Era do të fryjë 7.2 kilometra në orë (2 m/s) në drejtim të veri-verilindjes.
Të shtunën do të mbajë mot i kthjellët. Temperaturat pritet të lëvizin nga 10 deri në 22 °C.
Moti për ditën e diele do të jetë i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin prej 14 deri në 24°C. /Motilokal.com