Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRUP), përmes një komunikate ka njoftuar për gjendjen e liqeneve akumuluese Batllava dhe Badovci.
Sipas KRU ‘Prishtina’ niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është 629.82 m mbi nivelin e detit ose 4.18 m nën nivelin e kapërderdhjes.
Ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badovcit është 639.20 m mbi nivelin e detit ose 10.65 m nën nivelin e kapërderdhjes.
Ujësjellësi ‘Prishtina’ fton qytetarët që t'i ruajmë dhe mbrojmë burimet e ujit./Motilokal.com


