Hëna e Jupiterit e emërtuar si Europa, me njërën anë që shkëlqen dhe tjetrën të zhytur në errësirë, si ana më e largët, është bërë, së fundmi, objekt studimi.
Sidoqoftë, të dhënat e reja tregojnë se oqeani nën sipërfaqen e akullt të hënës në anën e largët mund të ndriçojë një dritë të bardhë të dukshme me ngjyrime jeshile ose blu, transmeton Daily Mail.
NASA thotë se efekti është rezultat i goditjes së oqeanit të akullt me rrezatim të vazhdueshëm nga Jupiteri.
Autori kryesor i studimit, tha se, nëse Evropa nuk do të ishte nën këtë rrezatim, do të dukej ashtu siç na duket Hëna jonë, errësirë në anën e hijes, por pikërisht sepse është e bombarduar nga rrezatimi i Jupiterit, shkëlqen edhe në errësirë.
Hëna e akullt e Jupiterit, Europa, konsiderohet si një nga të vetmit trupa në sistemin tonë diellor që ka potencialin të shfaqë shenja jete, kjo pasi oqeani i thellë, nën një kore të ngrirë, ashtu si ajo e Tokës, mund të përmbajë kripëra dhe shtëllunga avulli uji./Motilokal.com





