Maqedonia e Veriut është zgjuar sot nën dridhjet e tokës. Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës rihter është regjistruar në orën 04:54 minuta dhe epiqendra ka qenë në fshatin Leunovo të Mavrovës, 17 kilometra në jug-perëndim të Gostivarit. Tërmeti kishte thellësinë 10 kilometra.
Dridhjet e fuqishme raportohet të jenë ndierë edhe në rajonin e Tetovës, Gostivarit, Shkupit.
Lëkundjet e tërmetit të fuqishëm u ndjenë edhe në disa qytete të Kosovës si në Kaçanik, Ferizaj, Gjilan dhe Prishtinë.
Po ashtu tërmeti është ndierë edhe në Shqipëri. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale dhe as njerëzore./Motilokal.com


