Pamje apokaliptike nga Kreta/ Moti i ligë përmbyt dhjetëra banesa dhe vetura

Pamje apokaliptike nga Kreta/ Moti i ligë përmbyt dhjetëra banesa dhe vetura

Pas reshjeve të mëdha të shiut, moti i ligë ka përfshirë ishullin e Kretës, duke shkaktuar përmbytje të mëdha.

Dëmet më të mëdha janë regjistruar në komunën Hersoniso ku repartet e zjarrfikësve kanë shpëtuar të paktën 30 persona pasi shtëpitë e tyre apo automjetet ishin gati të përmbyteshin nga ujërat e rrëmbyera të prrenjëve e lumenjve që dolën nga shtrati.

Dhjetëra makina kanë përfunduar njëra mbi tjetrën e disa në det në fshatrat Stalidha, Gurnes, Hersoniso e Malia që u ndodhën në epiqendër të fenomeneve të tejskajshme të motit. Shumë ndërtesa kanë pësuar dëme kolosale dhe janë me dhjetëra banorët që kanë mbetur të pastrehë, pasi niveli i ujit ka mbuluar shtëpitë e tyre.

Qeveria greke e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në dy qytete në rajonin Heraklion në Kretë – Kastel dhe Trapsanons.

Gjendja e jashtëzakonshme do të jetë në fuqi deri më 6 maj të vitit 2021, ndërsa pamjet e këtyre qyteteve ngjajnë shumë me skenat rrëqethëse të filmave apokaliptik të Hollywood-it.

Meteorologët këshillojnë për kujdes nga të gjithë banorët e këtyre zonave pasi reshjet që do të jenë të rrëmbyera do të vazhdojnë edhe në 24 orët e ardhshme./Motilokal.com

dro1

dro4

dro6

drom2

kriti__19_