Regjistrohen dy tërmete në afërsi të Gostivarit, lëkundjet ndihen edhe në Kosovë

Regjistrohen dy tërmete në afërsi të Gostivarit, lëkundjet ndihen edhe në Kosovë

Pas tërmetit 5.5 ballë që goditi Maqedoninë në orët hershme të mëngjesit, janë regjistruar edhe dy tërmete me intensitet më të vogël në afërsi të Gostivarit. Njëri ka qenë 3.8 ndërsa tjetri 3.7 ballë.

Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, epiqendra e tërmeti 3.8 ballë rreth orës 11:59 ka qenë në 58 kilometra në juglindje të Prizrenit dhe 18 kilometra në jugperëndim të Gostivarit me thellësi 10 kilometra.

Ndërsa tërmeti i dytë ka qenë rreth orës 13:26 me magnitudë 3.7 me epiqendër 62 kilometra në juglindje të Prizrenit dhe 18 kilometra në jugperëndim të Gostivarit me thellësi dy kilometra.

Tërmeti u ndje edhe në Shqipëri e Kosovë./Motilokal.com