Policia e Kosovës apelon vozitësit që të pajisen me goma të dimrit nga 15 nëntori

Policia e Kosovës apelon vozitësit që të pajisen me goma të dimrit nga 15 nëntori

Policia e Kosovës përmes një komunikate u ka apeluar të gjithë shoferëve që të fillojnë të përgatiten për sezonin dimëror, duke i vendosur gomat e dimrit.

Zyrtarisht, sezoni dimëror nis më 15 nëntor dhe zgjat deri më 15 mars.

“Apel për kujdes gjatë drejtimit të mjetit! Policia e Kosovës apelon për të gjithë shoferët që të kenë kujdes të shtuar për shkak të të reshurave atmosferike – dëborës. Sigurohuni që gomat tuaja të jenë të parapara për ngasje gjatë dimrit, gjithashtu presioni i ajrit të tyre duhet të jetë sipas rekomandimeve të prodhuesit, gjatë kohës së ftohët. 15 nëntor - 15 mars”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Motilokal.com