Vaksina kundër koronavirusit 90 për qind efektive – Britania e Madhe porosit 40 milionë doza

Vaksina kundër koronavirusit 90 për qind efektive – Britania e Madhe porosit 40 milionë doza

Gati e tërë bota ka mirëpritur lajmin se vaksina anti-COVID e zhvilluar nga kompanitë Pfajzer dhe BionTech ka dalë 90 për qind efektive dhe se është gati të fillojë shpërndarjen në fund të muajit.

Megjithatë, shumë qytetarë europianë janë shprehur skeptikë kundrejt përdorimit të menjëhershëm të medikamentit.

Fakti që kjo vaksinë u prodhua, u testua në një periudhë shumë të shkurtër dhe pa dalë të gjitha rezultatet përfundimtare po diskutohet shpërndarja e dozave dhe përdorimi masiv i tyre, I ka nxitur qytetarët Italianë, anglezë apo gjermanë të shprehin se vaksina nuk është ende e sigurt. 

Tabloidi anglez Daily Mail ka realizuar një sondazh ku tre në katër britanikë do të merrnin vaksinën COVID, përfshirë gati nëntë në dhjetë të moshuar.

Vetëm 7 për qind thanë se nuk do ta merrni atë në asnjë rrethanë. Sondazhi gjithashtu tregoi se zbulimi i Pfizer ishte lajmi më i mirë i vitit për shumë dhe po aq domethënës sa rënia e Perdes së Hekurt.

Por 40 për qind e tyre thonë që në fillim vaksinën e COVID-19 do duhet ta marrë kryeministri Boris Johnson dhe politikanët e tjerë në vend, për t’u bindur se ajo është e sigurt për nga efektet anësore.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, vaksinimi masiv i popullsisë do të fillojë në dhjetor, nëse miratohet përdorimi i vaksinës ku Britania do hapë 1200 klinika për administrimin e vaksinës në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit dhe gjetkë ku edhe ushtria do të ndhmojë me logjistikën e vet.

Britania ka porositur 40 milionë doza vaksinash, ndërkohë edhe vaksina e Oksfordit dhe Astra Zenicas pritet të njoftohet këto ditë. Britania ndodhet në karantinimin e dytë dhe një ditë më parë pati 532 vdekje nga COVID, shifra më e lartë që nga 12 maji, ndërkohë që infektimet ishin në shifrën e 21 mijë e 400 rasteve. Vaksinimi do fillojë nga moshat më të mëdha dhe më të rrezikuara deri në 50 vjeç, e me pas për pjesën tjetër të popullsisë, më të re në moshë./Motilokal.com